Një fëmijë 5-vjeçar ka mbetur i bllokuar për disa minuta në banesën e tij në katin e pestë të një pallati në lagjen 11 Janari në Gjirokastër.
Banorët e pallatit dhe familjarë të tij janë alarmuar duke kërkuar ndihmë nga autoritetet.
Ai është shpëtuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe uniformave blu të cilët kanë hapur derën duke bërë të mundur nxjerrjen e të miturit nga banesa.
/m.v. abcnews.al