Mrekulli nga Beiruti? Një muaj pas shpërthimit, nën rrënoja dëgjohen rrahje zemre

schedule13:29 - 4 Shtator, 2020

schedule 13:29 - 4 Shtator, 2020

Në pritje të një mrekullie, një muaj pas shpërthimit tragjik në kryeqytetin libanez.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese në Beirut, pasi aparaturat e tyre zbuluan një tingull që i ngjan rrahjeve të zemrës, duke shpresuar për të gjetur të mbijetuar.

Sinjali pulsues u zbulua të enjten poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb gjatë shpërthimit të tmerrshëm të portit, shkruan Daily Mail, përcjell abcnews.al.

Ekipi i shpëtimit nga Kili po punon në ndërtesën e shembur pasi raportet e pakonfirmuara lokale thonë se ata kanë zbuluar mundësinë që dikush të jetë gjallë.

Një qen që i përkiste ekipit kilian të kërkimit zbuloi fillimisht diçka, ndërsa ekipi po kalonte nëpër një rrugë në një nga zonat më të goditura.

Ata përdorën pajisjet e zbulimit të audios për sinjale ose rrahje zemre, dhe zbuloi se mund të ishte një impuls prej 18 deri në 19 rrahje në minutë.

Origjina e sinjalit pulsues nuk dihej, por kjo bëri të niseshin kërkimet që ngjallën shpresë.

Është jashtëzakonisht e vështirë që të mbijetuar të gjenden një muaj pas shpërthimit, por një  vullnetar kilian, tha se pajisjet e tyre zbuluan shenjë të një njeriu.

Punëtori Francesco Lermonda tha se është e rrallë, por jo e padëgjuar, që dikush të mbijetojë nën rrënoja për një muaj. g.v/abcnews.al