100 milion € për Hazard? Gazeta belge zbulon mashtrimin e madh

schedule13:54 - 4 Shtator, 2020

schedule 13:54 - 4 Shtator, 2020

100 milion euro për Eden Hazard? Jo, fatura për Real Madrid është më e “kripur”. Madrilenët për sulmuesi belg në fund do t’i arkëtojnë londinezëve të Chelsea 160 milion euro, më shumë se sa u raportua në momentin që sulmuesi u transferua.

Gjithccka është zbuluar në Belgjikë, nga gazeta “HLN Sport” dhe një tjetër detaj që bëhet me dije është se Reali e paguan me këste klubin e Chelsea. 40 milion euro kësti i parë, për t’u pasuar nga 56 milion dhe 64 milion euro, që do të shlyhen deri në verën e vitit 2022.

Në media u shit si një operacion që kushtoi më pak, por tani Reali ka dalë zbuluar. Hazard u ble nga spanjollët për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon dhe deri më tani ende nuk e ka justifikuar investimin e bërë për transferimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!