Është gjetur trupi i pajetë i 19 vjeçarit të mbytur një ditë më parë në Kukës.
Sipas policisë këtë të premte është bërë i mundur gjetja dhe nxjerrja në breg e trupit të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.
I riu kishte humbur jetën një ditë më parë në momentin që është futur për tu larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.
LEXO EDHE: Mbytet 19-vjeçari, ishte duke u larë në rezervuar
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.
Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.e.su./abcnews.al