Sot nis sezoni i dytë i Nations League dhe Kosova zbret në fushë pak minuta më pas (20:45). Dardanët do të ndeshen me Moldavinë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës dhe fitorja është alternativa e vetme.
Bernard Challandes ka vendosur për formacionin që do të zbresë në fushë në tokën italiane. Vedat Muriqi është mungesa e madhe në majë të sulmit dhe trajneri zviceran ka bërë një lëvizje surprizuese.
Ai ka zgjedhur Benjamin Kolollin si zëvendësues të bomberit nga Prizreni, teksa Arbër Zeneli (rikthehet titullar pas mungesës së gjatë prej një dëmtimi) dhe Milot Rashica do të sulmojnë nga krahët.
28-vjeçari i Zurich ka aftësi shumë të mira përpara portës kundërshtare dhe Challandes ka menduar ta vendosë në rolin e qendërsulmuesit. Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha, Kololli. /abcnews.al