Infektologu Fadil Cana, foli në një intervistë për ABC News rreth situatës së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se me kapacitetet që disponon spitali, është arritur që të menaxhohet situatë e COVID-19. Ndërkohë ditën e sotme nga autoritet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut nuk u raportua asnjë viktimë.
Lexo edhe: Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orë e fundit në Maqedoninë e Veriut! 166 raste të reja
“Numri i testimeve tek ne është i ndryshueshëm, por kapacitetet testuese janë rritur ndjeshëm. Ndodh që të arrijnë edhe 2 mijë testime në ditë, kjo është në varësi të nevojave. Klinika e sëmundjeve infektive në Shkup me kapacitetet që ka , arrin që ta menaxhojë këtë situatë”, tha infektologu.
Po ashtu ai u shpreh për gazetaren e ABC News Linda Karadaku se reparti është i izoluar.
“Është i ndalur personeli i jashtëm. Gjithë lëvizja është brenda klinikës”, tha ai.
Më tej Cana qaroi se kryesisht rastet më të komplikuara janë mosha mbi 60 vjeç, ndërsa shtoi se COVID-19 është i pranishëm edhe te moshat më të reja.
Ndërkohë ai theksoi se nuk ka pasur raste të humbjes së jetëve nga personeli shëndetësor.
/abcnews.al/



