100 ditë pa raste me Covid-19, a do të hapë kufijtë për turistët Tajlanda?

schedule12:59 - 3 Shtator, 2020

schedule 12:59 - 3 Shtator, 2020

Tajlanda nuk ka raportuar asnjë të ri për 100 ditë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në betejën kundër koronavirusit që vetëm një numër i vogël i vendeve në botë e kanë arritur.

Por qeveria po përballet gjithashtu me presion nga bizneset për të rihapur kufijtë për turistët ndërkombëtarë, pasi kufizimet e  udhëtimit kanë shkatërruar ekonominë e saj  të varur nga turizmi. Vendi i Azisë Juglindore nuk ka regjistruar asnjë rast  që nga fundi i majit.

Deri më tani, vendi me 70 milion banorë ka regjistruar 3,427 raste dhe 58 viktima. Më shumë se 28% e rasteve të raportuara jashtë shtetit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Tajlanda ishte vendi i parë që konfirmoi rastin e parë me koronavirus, jashtë Kinës, më 13 janar. I infektuari ishte një turist kinez i cili kishte fluturuar nga Wuhan në Bangkok.

Mbyllja e kufijve ka ndihmuar vendin ndërsa virusi po përhapej më shpejtësi në të gjithë botën, por gjithashtu i ka dhënë një goditje të madhe sektorit të saj turistik, i cili sipas Bankës Botërore normalisht kontribuon  15% të PBB-së së Tajlandës.

Në qershor, Këshilli i Turizmit të Tajlandës tha se priste të mbërrinin rreth 8 milion turistë të huaj këtë vit, një rënie prej 80% nga rekordi i vitit të kaluar prej 39.8 milion.

Ekonomia e Tajlandës  u tkurr me 12.2%  në tremujorin e dytë të këtij viti, rënia më e madhe në 22 vite që nga kriza financiare aziatike në 1998.

“Shpresojmë që të mund të gjejmë mënyra për të sjellë  turistët në të ardhmen. Kthimi i turistëve është një nga faktorët kryesorë për të ringjallur ekonominë e vendit, tha Don Nakornthab, Drejtor i Lartë i Departamentit Ekonomik në Bankën e Tajlandës.

“Por ne duhet ta bëjmë atë me kujdes, sepse nëse ndodh vala e dytë, veçanërisht nga turistët,  do të shkaktojë probleme për vendin, tha ai në një konferencë shtypi të hënën./s.b.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!