Ministria e Shëndetësisë së Brazilit: Vaksinimi kundër Covid-19 nuk do të jetë i detyrueshëm

schedule11:19 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:19 - 3 Shtator, 2020

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit ka deklaruar se vaksinimi kundër Covid-19 nuk do të jetë i detyrueshëm, megjithëse theksoi faktin se imunizimi do të ishte thelbësor për mposhtjen e virusit.

“Pavarësisht vendimit të popullit, ne do vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të vaksinohen.

Në të kundërt ne mund të përballemi me rikthimin e sëmundjeve që tashmë ishin çrrënjosura nga vendi siç ndodhi me rastin e fruthit kohët e fundit,” tha Elcio Franco, sekretari i ministrisë.

“Vaksina nuk është e detyrueshme por është element kyç që ne  t’i rikthehemi normalitetit./s.b.acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!