Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ana Bërnabiç: Në Washington pres bisedime të vështira, jo ultimatume për Serbinë

schedule11:13 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 3 Shtator, 2020

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka folur për takimin mes palës serbe dhe asaj kosovare në SHBA.

Ajo ka deklaruar se pret bisedime të vështira në Washington, por jo edhe ultimatume. Sipas saj Serbia sot nuk ndodhet në pozitë që t’i vihen ultimatume.

“Kemi shkuar me një ekip që është plotësisht i gatshëm të flasë për projektet ekonomike që do të sjellin në ndërlidhje më të mirë, normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, ka thënë Bërnabiç për “TV Pink”.

Më tej, ajo ka treguar se në agjendën e temave ekonomike, do të bisedohet për projekte infrastrukturore, siç janë linja ajrore Beograd – Prishtinë e “Autostrada e paqes”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!