Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi në Washington, Daçiç: Nuk këshilloj askënd t’i bëjë ultimatum Serbisë

schedule10:11 - 3 Shtator, 2020

schedule 10:11 - 3 Shtator, 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar nga Uashington se do të ketë presione të mëdha si për Serbinë ashtu edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por që ultimatumi nuk është mënyra për të zgjidhur problemin.

Ndërkohë këtë të enjte pritet që në Shtëpinë e Bardhë të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjithmonë është folur për formimin e një kornize ekonomike, gjithçka që mund t’i përkiste normalizimit të marrëdhënieve, por edhe jetës së përditshme të njerëzve, infrastrukturës, hekurudhës, vendosjes së lirisë së lëvizjes, mallrave, kapitalit“, tha Daçiç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse dikush pret që të jetë një takim spektakular, në kuptimin që do të shfaqet një kornizë politike dhe se do të diskutohët statusi (i Kosovës), kjo, sipas tij, është një çështje “plotësisht e papërgatitur”.

Daçiç ndër të tjera ka theksuar se marrëveshja politike nuk është e përgatitur.

“Të gjithë do të donin ta zgjidhnin atë çështje, por kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me kompromis. Unë e di sesi funksionon e gjitha, presioni do të jetë i madh mbi shtetin dhe mbi këtë njeri (Vuçiq), me shantazhe, kërcënime për të ardhmen e tij, por unë e di se si reagon Vuçiqi ndaj kësaj, kështu që unë nuk këshilloj askënd t’i bëjë ultimatumin Serbisë ose Vuçiqit. Kjo nuk është mënyra për të zgjidhur problemin”, tha Daçiç.

Ministri serb gjithashtu tha se Serbia nuk mund, siç tha ai, të korrigjojë gjërat në rendin ndërkombëtar.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se Brukseli po ndërmjetëson në dialog nën rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm që Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të japë miratimin përfundimtar për të gjithë këtë. Kështu që të gjithë duhet të kenë njohuri për gjerësinë e spektrit të të gjithë aktorëve” ka thënë ndër të tjera ai. e.s/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!