Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës

schedule08:26 - 3 Shtator, 2020

schedule 08:26 - 3 Shtator, 2020

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.



Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

G.V/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!