Balla: Berisha të mos përdorë PD-në për të tensionuar Kuvendin

schedule16:28 - 10 Maj, 2018

schedule 16:28 - 10 Maj, 2018

Arsyen e largimit të opozitës nga parlamenti e di kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Taulant Balla: “Në fund të fundit të gjithë ata të dënuar për krime në Shqipëri kudoqofshin, duhen arrestuar dhe të bëjnë dënimin në Shqipëri. Ky është rasti i zotit Izet Haxhia. Sali Berisha ka çështje shqetësuese për këtë, nuk duhet të përdorë grupin parlamentar të PD-së për të tensionuar më së koti sallën e Kuvendit, po të kemi parasysh se si u soll PD dhe po të kemi parasysh se çfarë kishim sot në axhendën e Kuvendit të Shqipërisë”.

Shpjegimet munguan nga Taulant Balla ku u pyet nga ABC News nëse kryeprokurorja Arta Marku ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë, pasi është në detyrën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Taulant Balla: “Kapakun këtij diskutimi ia vuri një mik i Shqipërisë siç është ambasadori amerikan. Të jeni të sigurtë që dhe unë ndaj të njëjtin vlerësim si ambasadori amerikan. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po në të gjitha prokuroritë duhet më shumë shpejtësi dhe peshq në rrjetën e drejtësisë”.

E duke iu rikthyer bojkotimit të seancës parlamentare nga opozita, kreu i grupit paralamentar socialist e quan të turpshme mosvotimimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me disa përfitime për ish-të përndjekurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!