Turqia në pikun e dytë të shpërthimit të COVID-19

schedule21:52 - 2 Shtator, 2020

schedule 21:52 - 2 Shtator, 2020

Turqia po përballet me pikun e  dytë të shpërthimit të koronavirusit.

Për këtë përhapje të shpejtë të COVID-19 ministri i Shëndetësisë në Turqi tha se kanë ndikuar tubimet e ndryshme, si edhe organizimet e dasmave…

Në këtë mënyrë është krijuar një rritje e numrit të rasteve dhe numrit të viktimave.

Që nga muaji maj, ka pasur një rritje të numrit të viktimave.

Ndërkohë Ankaraja rihapi ekonominë. Sakaq 29,865 punonjës të kujdesit shëndetësor rezultuan pozitiv me COVID-19, ndërsa 25 prej tyre humbën jetën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!