Babai i Donny Van de Beek, Andre Van de Beek, ka folur për transferimin e djalit të tij te Manchester United. Zyrtarizimi i mesfushorit holandez, u bë vetëm sot nga “Djajtë e Kuq”, pas shumë javësh negociata.
Për këtë transferim, babai i mesfushorit të ri të Manchester United pranoi se telefoni i tij, nuk ka pushuar, si dhe të gjithë të njohurit në fshat, e kanë marrë në telefon për ta uruar.
“Është një ëndërr e bërë realitet. Është momenti perfekt për të që të bëjë këtë hap në një klub kaq të bukur. Shumë skuadra ishin të interesuara, por Doni e mori vetë vendimin. Telefoni nuk pushon së rëni që pas lajmit të transferimit. Marrin të gjithë për të uruar. I gjithë fshati është krenar”./abcnews.al
? VAN ?
⚪️ DE ⚪️
⚫️ BEEK ⚫️Welcome to United, @Donny_Beek6! ?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 2, 2020