Mijëra protestues janë mbledhur sot para Parlamentit bullgar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov, për shkak, të mossuksesit të tij në luftën kundër korrupsionit.
Protestat, të cilat kanë filluar nga korriku, thelluan krizën politike. Aktivistët sërish i bënë thirrje Borisovit dhe prokurorit publik Ivan Geshev të japin dorëheqje.
Të dy akuzohen për fshehjen e lidhjeve me krim të organizuar, që ata e mohojnë.
Borisov propozon ndryshime të Kushtetutës, duke deklaruar se kjo do ta përforcojë pavarësinë e gjyqësisë. Ai paralajmëroi se në momentin kur Kuvendi popullor do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare, ai do të tërhiqet nga pozita e kryeministrit.

