Policia greke ka shkatërruar bandën shqiptaro-bullgare të trafikimin ndërkombëtar të drogës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj. Në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë të moshës 35 dhe 33 vjeç si dhe dy bullgarë 31 dhe 19 vjeç. Ndalimi i tyre u bë në afërsi të kufirit të greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Gjatë operacionit mësohet se është sekuestruar 35 kilogramë kanabis sativa. Lënda narkotike është gjetur në bordin e një automjeti që përdorej nga trafikantët për aktivitetin e tyre të paligjshëm. Mediat greke shkruajnë se droga trafikohej nga Shqipëria.
Greqi, policia shkatërron bandën shqiptaro-bullgare të trafikimit të drogës
schedule15:39 - 20 Shtator, 2017
schedule 15:39 - 20 Shtator, 2017