Skocia do të vendosë karantinë 14 ditore, për të gjithë qytetarët nga Greqia që futen në këtë vend.
Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19 , autoritetet në Skoci kanë shtuar masat.
“Ne jemi në mes të një pandemie globale dhe situata në shumë vende mund të ndryshojë, papritmas.
Prandaj, njerëzit duhet të mendojnë shumë mirë para se të bëjnë udhëtime jo-thelbësore jashtë vendit”, tha Humza Yousaf, ministri i Drejtësisë i Skocisë.
/abcnews.al/