Kompania japoneze Sky Drive ka kryer provën e parë të një makine fluturuese. Makina e quajtur SD-03 udhëtoi rreth një fushe për disa minuta. Sipas kompanisë, SD-03 është automjeti më i vogël elektrik në botë, si dhe ka tetë motorë për të garantuar “sigurinë në situata emergjente”, sipas CNN.
Kompania shpreson që makina fluturuese të shërbejë dhe për njerëzit, jo vetëm për mallra, ndërsa pritet të kryhen më shumë fluturime provë në kushte të ndryshme për t’u siguruar që siguria dhe teknologjia e automjetit plotësojnë standardet e industrisë, shkruan abcnews.al.
“Ne duam të bëjmë të mundur që makinat fluturuese të jenë një mjet i arritshëm dhe i përshtatshëm për transportin, si dhe njerëzit të jenë në gjendje të përjetojnë një mënyrë të re e të sigurt.”, tha CEO i kompanisë, Tomohiro Fukuzawa në një deklaratë. /abcnews.al/