Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventusi e federon, talenti shqiptar zyrtarisht pjesë e kampionëve

schedule17:19 - 1 Shtator, 2020

schedule 17:19 - 1 Shtator, 2020

Albian Hajdari është një prodhim i Basel, luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe është pjesë e kombëtares U-17 të Zvicrës. Shqiptari i lindur shtetin helvet, ka provuar të luajë edhe më përfaqësueset U-15 dhe U-16 të Zvicrës, dhe konsiderohet si një talent i madh.

Skautët e Juventusit e kanë piketuar prej kohësh dhe në muajin korrik arritën akordin me agjentin e 17-vjeçarit. Kampionët e Italisë kanë depozituar kontratën e tij (ka firmosur për tre vite me bardhezinjtë) në Ligën Italiane të Futbollit ditën e sotme.

Një veprim që zyrtarizon kalimin e Hajdarit te “Zonja e Vjetër”. TMW raporton se adoleshenti do të jetë pjesë e ekipit U-23 të Juves, aty ku do të ketë shok skuadrës një tjetër shqiptar si Giacomo Vrioni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!