Të shtëna në një stacion treni në Bruksel

schedule21:29 - 9 Maj, 2018

schedule 21:29 - 9 Maj, 2018

Një e shtënë që dyshohet të ketë ardhur nga një pistoletë ka shkaktuar panik pasditen e së mërkurës në një stacion treni në Bruksel. Ngjarja ka ndodhur në stacionin Midi dhe ka bërë që forcat e policisë të angazhohen në një operacion blic për kapjen e autorit. Zyrtarët vendas kanë bërë me dije se pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë një person që qëllon me armë në tokë dhe më pas largohet nga stacioni. Ndërkohë, udhëtarët kanë dalë jashtë menjëherë pasi kanë dëgjuar zhurmën e armës së zjarrit. Për fat të mirë ngjarja ka kaluar pa të lënduar, por autori i saj është ende në arrati. Policia dhe shërbimet belge të sigurisë kanë një prani të shtuar në stacionet kryesore të vendit, pas sulmeve me bombë të vitit 2016 në aeroportin Zevantem dhe në sistemin e metrove të Brukselit./abcnews.al