Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sërish pozitiv, lojtari i Fiorentinës s’e mposht akoma koronavirusin

schedule16:58 - 1 Shtator, 2020

schedule 16:58 - 1 Shtator, 2020

Erick Pulgar sërish pozitiv me koronavirus. Mesfushori i Fiorentinës u infektua nga Covid-19 pak ditë më parë dhe ditën e djeshme i është nënshtruar testeve te radhës.

Shpresa ka qenë e madhe për një përgjigje të mirë, por rezultati nuk ishte ai i duhuri. “Lojtari ka rezultuar sërish pozitiv pas testeve të ditës së hënë“, shkruan klubi italian në një postim të bërë në Twitter.

Kileni është një nga pikat më të forta të skuadrës vjollcë dhe sezonin e fundit e mbylli me shtatë gola të shënuar në Serie A. Pulgar vijon karantinën dhe shpreson që tamponi i radhës ta nxjerrë negativ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!