“Dhurove shpresë për të gjithë”, Poni bën dedikimin e ëmbël për ikonën e muzikës shqiptare

schedule15:57 - 1 Shtator, 2020

schedule 15:57 - 1 Shtator, 2020

Parashqevi Simaku është padyshim një ndër ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore. Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, feston sot ditëlindjen, ndaj së cilës nuk kanë munguar edhe urimet e shumta.

Një urim të veçantë i ka dedikuar edhe këngëtarja Poni, e cila përmes një reagimi në Instagram teksa e uron në këtë ditë të rëndësishme të jetës së saj, shkruan se Simaku dhuroi shpresë dhe dashuri për të gjithë.

Gëzuar ditëlindjen ylli i fëmijërisë time, Parashqevi Simaku! Në ekranin bardhë e zi dhurove aq shumë shpresë dhe dashuri për të gjithë ne!“, ka shkruar Poni krahas postimit. /abcnews.al/