Lajm i mirë për hapjen e shkollave, fëmijët e përhapin Covid-in 6 herë më pak se të rriturit

schedule14:44 - 1 Shtator, 2020

schedule 14:44 - 1 Shtator, 2020

Në kohën kur mes frikës për të panjohurën për shkak të koronavirusit një pjesë e vendeve i kanë hapur shkollat dhe një pjesë tjetër janë në përgatitjet e fundit, vjen një lajm i mirë nga një studim mbi përhapjen e COVID-it te fëmijët.

Daily Mail’ shkruan se nga një studim që është kryer në një kamp në Spanjë ka rezultuar se fëmijët e përhapin koronavirusin gjashtë herë më pak se të rriturit.

Në studim u morën 1900 persona, kryesisht fëmijë në pjesën dërrmuese në kampin në Barcelona nga ku rezultoi se 30 fëmijë të infektuar e transmetuan virusin në vetëm 12 të tjerë, pavarësisht se kishin më shumë se 250 kontakte të ngushta në kamp, shkruan abcnews.al.

Në përfundim, nga konkluzionet rezultoi se fëmijët e transmetojnë më pak virusin se cdo grupmoshë tjetër. Studimi u drejtua nga Spitali i Fëmijëve ‘Sant Joan de Déu’ Barcelona dhe zgjati për pesë javë.

Mësuesit kanë më shumë të ngjarë të përhapin Covid-19 sesa fëmijët, tha një prej studiuesve. Ndërsa sindikatat e mësuesve në Spanjë kanë shqetësime se fëmijët do ta sjellin virusin në shtëpi te anëtarët e familjes që mund të jenë të pambrojtur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!