Organizata, Save The Children ka paralajmëruar se rreth 70,000 fëmijë në Afrikë rrezikojnë të vdesin nga uria. Organizata ka deklaruar se pandemia Covid-19 ka rritur presionet me të cilat po përballen disa familje dhe komunitete për të siguruar ushqim.
Save The Children deklaroi është duke trajtuar një numër fëmijësh që vuajnë nga kequshqyerja në klinikat e saj në Afrikën lindore dhe jugore. Gjithashtu organizata shtoi se masat e bllokimit kanë bërë që familjet të përballen me vështirësi dhe ushqimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu siguruar ose shumë i shtrenjtë.
Sipas analizës së tij, mbi 67,000 fëmijë mund të vdesin në vitin 2020./abcnews.al