Dita e sotme për çiftin e njohur Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku është e veçantë, pasi ata festojnë 3-vjetorin e martesës.
Ka qenë aktori, ai që ka zgjedhur ta urojë publikisht bashkëshorten, mirëpo edhe këtë herë nuk ka munguar humori.
Ai ka postuar në Instagram një foto nga seti fotografik i martesës në Itali. Mirëpo ndryshe nga çfarë mund të pritej, Besi nuk ka puthur Xhensilën, por statujën. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura tek të gjithë komentuesit.
Por komenti që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i vetë këngëtares, e cila i shkruan: “Paske pi i cik o jet…”.
Kujtojmë që çifti kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë shqiptar Ajka./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEl6dBOnY-z/