Romeo dhe Donald mund të cilësohen si binjakët më të famshëm në Shqipëri. Ata jo vetëm që pëlqehen për humorin që dhurojnë por edhe për origjinën vlonjate.
Dyshja janë jo pak herë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjeve të tyre të dashurisë. Donaldi është përfolur se është ndarë së fundmi nga moderatorja Bora Zemani, ndërsa Romeo po vijon të shijojë romancën me këngëtaren Jonida Maliqi.
Sot dyshja feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga kjo e fundit. Ajo ka postuar një video në Instastory ku dy djemtë shfaqen duke u përqafuar .
“Dashuri u bëfshi 100 vjeç dhe qofshi përherë bashkë e të lumtur kështu si sot”, shkruan Jonida në postimin e saj./abcnews.al