Celularët iPhone 12 do të jenë më të kushtueshëm se iPhone 11, tregon një raport i ri. Duke qenë se Apple mund të largojë mbushësin nga kutitë e iPhone 12, ishte e pritshme që çmimi i iPhone 12 këtë vit të ishte më i ulët.
Raporti i ri i kompanisë së kërkimit të tregut TrendForce përfshin parashikime për çmimin e serisë iPhone 12.
Ju mund të shihni tabelën e plotë më poshtë, dhe çmimet e iPhone 12 fillojnë nga 699 dollarë (585 euro) në 749 dollarë (630 euro) për iPhone 12 dhe shkojnë deri në 1,149 dollarë (960 euro) deri në 1,199 dollarë (1,000 euro) për iPhone 12.
Sakaq, Apple pritet të zbulojë telefonat dhe Apple Watch Series 6 në ngjarjen e saj vjetore që pritet të mbahet në shtator./abcnews.al