Alarmohet spitali psikiatrik në Elbasan, del pozitive me Covid-19 kryeinfermierja

schedule08:33 - 1 Shtator, 2020

schedule 08:33 - 1 Shtator, 2020

Covid-19 është “futur” edhe në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur  se ka rezultuar pozitive një kryeinfermiere, e cila ka pasur kontakte me një pjesë të madhe të stafit të këtij spitali.

Burimet thonë së kryeinfermierja dyshohet të ketë infektuar edhe dy pacientë.

Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish.

Mësohet se prej një jave spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!