Bashkëpunimet kanë dominuar këtë verë, të cilët u kthyen menjëherë në hite. Billboard Albania ka publikuar listën e 10 këngëve më të dëgjuara të verës, dhe ajo që kryeson është “Panorama” e Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit.
Xhensila dhe Ardiani kanë lënë pas Kidën dhe Mozzik me “Paranoja-Pishman”. Ky i fundit ka arritur të qëndrojë në toplistë edhe me këngën “Madonna”. Ndërkohë në vendin e katërt renditet “Parajsa ime” e Alban Skënderajt dhe Elgit Dodës, ndërsa në të pestin Majk dhe Gettoar Selimi me “Zhytem (Je t’aime)” .
Vendin e gjashtë e zë Noizy me “Adrenaline” ndërsa Dhurata Dora debuton me dy këngët “Fajet” dhe “Ferrari” në vendin e gjashtë dhe të shtatë. Në vendin e 9-të renditet Kidda me “Malli” dhe lista përmbyllet me “DMP”, dueti i Capital T me Ledri Vulën. /abcnews.al/