Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Isa Mustafa: Nuk ka asnjë arsye që tamponi për Covid-19 të kushtojë 200 euro

schedule15:13 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:13 - 31 Gusht, 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reguar pas lajmit për çmime deri në 200 euro për kryerje të testit për koronavirus, ku ka kërkuar një reagim nga institucionet përkatëse.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, shkruan se virusi Covid 19 nuk është një e mirë luksi që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë parë.

Lideri i Lidhjes Demokratike thotë se kjo është një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët pa dallim. Ndër të tjera në reagimin e tij Mustafa ka theksuar se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprime.

Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar”, ka shkruar ai.

Reagimi i Mustafas ka ardhur pas publikimit në media, i lajmit për licencimin e laboratorit që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit për kryerjen e testimeve PCR për COVID 19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!