Librazhd, babai i 4 fëmijëve i jep fund jetës

schedule14:23 - 31 Gusht, 2020

schedule 14:23 - 31 Gusht, 2020

Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Librazhd. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Floq të Orenjës.

Mësohet se Sh.H., 50  vjeç, baba i 4 fëmijëve është vetëvarur. 50-vjeçari ishte emigrant në Greqi, ndërsa ishte kthyer në shtëpi 5 muaj më parë.

Pas kthimit ai kurohej me ilaçe për depresionin. /abcnews.al