Short bujar për Milanin, kuqezinjtë “peshkojnë” irlandezët e Shamrock

schedule13:25 - 31 Gusht, 2020

schedule 13:25 - 31 Gusht, 2020

Klubi i Milanit ka njohur pak çaste më parë kundërshtarin e saj në raundin e dytë kualifikues të Europa League. Kështu të besuarit e Piolit do të sfidojnë irlandezët e Shamrock Rovers. Kuqezinjtë mund të luanin kundër tre ekipeve, Bodo Glimt, Hibernians por shorti i rezervoi Shamrockun.

Ndeshja do të zhvillohet në 17 shtator dhe do të jetë me një takim ashtu siç janë zhvilluar deri më tani të gjithë takimet kualifikuese. Nëse koha e rregullt nuk mjafton, atëherë dy ekipet do të vazhdojnë në kohë shtesë apo dhe në penallti nëse është nevoja.

Dhe në këtë fazë UEFA ka konfirmuar se dyert e stadiumeve do të jenë të mbyllura. Kuqezinjve i duhen të kalojnë dhe dy faza të tjera për të arritur në fazën e grupeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!