Idrizi zbulon hilenë e 12 miljeve greke: Pse po zgjerohen tani? Kryeministri nuk shqetësohet

schedule12:26 - 31 Gusht, 2020

schedule 12:26 - 31 Gusht, 2020

Në një intervistë për AbC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi foli për debatin që ka tensionuar edhe njëherë skenën politike në vend, atë të detit.

Pak ditë më parë kryeministri grek deklaroi se do të zgjeroheshin nga 6-12 milje në detin Jon. Lidhur me këtë Idrizi ngre pyetjen: Pse pikërisht tani?

Sipas tij është për t’u habitur që kryeministri Rama e pranon këtë të drejtë të Greqisë, pa u shqetësuar.

“Një deklaratë e tillë do të sillte një reagim dhe shqetësim të gjithë opinionit publik shqiptar. Kishim edhe deklaratën e ministrit të jashtëm të Greqisë që kishte marrë dakordësinë me Shqipërinë. Këtij shqetësimi iu përgjigj kryeministri duke pranuar këtë gjë dhe duke bërë edhe avokatin e Mitsotakis. Thënë kështu ne duhet të kuptojmë mirë që gjatë gjithë kësaj kohe na është servirur Konventa Ndërkombëtare. Këtu ngrehen disa pyetje që opinioni ka nevojë të sqarohet. Pse pikërisht tani? Greqia asnjëherë nuk e ka ngritur këtë pretendim asnjëherë më parë.

Dhe të ndajmë dy gjëra deklarimin e Greqisë dhe të ashtuquajturën marrëveshje për detin. Në rastet kur nuk është mundur, kur nuk janë 12 milje përballë, atëherë kjo shpallje bëhet me dakordësimin dy pakësh. Është për tu habitur që kryeministri e pranon këtë të drejtë të Greqisë”, u shpreh ai.

Për ta ilustruar, Idrizi sjell në vëmendje ligjin e Njutonit, kur dikush zgjerohet, tjetri zvogëlohet. Duke hedhur kështu poshtë deklaratën e kryeministrit Rama, i cili është shprehur se Shqipëria nuk preket.

Nëse dikush zgjerohet, dikush zvogëlohet. Nuk bëhet fjalë për marrëveshje se ajo për mometin është e bllokuar. Shqipëria duhet të ishte shumë e vëmendshme. Nëse do të shihnim hartë, aty dy ishujt për të cilën bëhet diskutime marrin fuqi se zgjerohen 12 milje nga Italia dhe automatikisht drejt Shqipërisë.

Është një precedent që do i shkaktojë probleme Shqipërisë. Pse kryeministri e pranon zgjerimin apo këtë të drejtë? Pse Greqia e bën tani, ndërkohë që u tërhoq para dy viteve, ku konflikti me Turqinë është i ndezur. Ne nuk ruajmë interesat tona, por përfshihemi më shumë në një konflikt që nuk na takon. Të gjitha këto pyetje kryeministri i Shqipërisë duhet t’i sqarojë.

Bëhet fjalë për zgjerimin në perëndim. Ne do zgjerohemi thotë kryeministri i Greqisë. Prandaj mora ligjin e Njutonit, kur njëri rritet, tjetri zvogëlohet.”, u shpreh Idrzi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!