Ka nisur në Lisbonë nata e pare e festivalit evropian të muzikës, Eurovision 2018. Këngëtari që përfaqëson Shqipërinë, Eugent Bushpepa, perfomoi në natën e parë gjysmefinale të edicionit të63-të evropian me këngën “Mall”. Në gjysmëfinalen e parë konkuruan 19 shtete dhe vetëm 5 prej konkurenteve performuan në gjuhën e vendit të tyre, midis të cilëve edhe Bushpepa me këngën e tij.
Kjo është hera e parë që Portugalia është pritëse e festivalit, pasi vitin e kaluar, këngëtari Salvador Sobral fitoi garën Eurovision 2017 në Kiev, me këngën Amar Pelos Dois. Nata e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet në 10 Maj, ndërsa nga dy netët gjysmëfinale do të kualifikohen vetëm 10 këngë, ndër të cilat do të zgjidhet dhe fituesja e këtij edicioni në natën finale në 12 Maj./abcnews.al