“Mbështetja e vetme”, Jonida Maliqi i bën urimin e ndjerë motrës së saj për ditëlindje

schedule17:05 - 30 Gusht, 2020

schedule 17:05 - 30 Gusht, 2020

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka treguar gjithmonë se gëzon një raport shumë të ngushtë me motrën e saj, ndonëse nuk jetojnë në të njëjtin vend.

Së fundmi, ajo ka zgjedhur ta urojë për ditëlindje me anë të një postimi në ‘Instagram’ duke i dedikuar fjalët më të ndjera.

“Po bëhemi pothuajse një vit pa u parë dhe e kam të vështirë sa herë më duhet të flas apo të shkruaj për ju, sepse shpirti më dhemb aq fort që s’ju kam pranë dhe nuk do i gëzojmë këtë herë ditëlindjet tuaja së bashku. Motra ime, mbështetja e vetme pa kushte dhe gjysma ime më e mirë u bëfsh 1000 vjeç! Kaq se e di që pasi të shikosh këtë mesazh do të ha disa të shara të ëmbla nga ti”, ka shkruar Jonida krah fotove të motrës së saj me familjen.

Kujtojmë se më herët, këngëtarja ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë dhe me mbesën e saj, e cila duket se ka trashëguar pasionin për muzikë nga tezja e saj./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CEg02D7nWgH/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!