EKSKLUZIVE/ Befasojnë në Fier: Largohet Mërgjyshi, një italian emërohet trajner

schedule11:59 - 30 Gusht, 2020

schedule 11:59 - 30 Gusht, 2020

Lëvizje e befasishme tek Apolonia, dy javë para nisjes së kampionatit. Artan Mërgjyshi, pasi ia doli ta rikthente në Superiore ekipin fierak, mësohet se nuk do ta drejtojë Apoloninë në vijim.

Abcnews.al zbulon se në vend të tij do jetë një italian, Giovanni Colella, i cili tashmë njihet nga lojtarët për shkak se ka mbërritur në Fier prej ditësh dhe ishte emëruar dhe prezantuar si drejtor teknik.

KUSH ËSHTË GIOVANNI COLELLA – Italiani 54-vjeçar ka mbërritur tek Apolonia për të mbajtur rolin e drejtorit teknik, por gjërat kanë ndryshuar rrugës. Në fakt është e kuptueshme kur sheh “CV”-në e tij.

Colella ka drejtuar disa skuadra në Itali, jo në nivele të larta. Ai e ka nisur karrierën e tij në krye të skuadrës së Belluno, në veri të Italisë, në vitin 1999.

Pas dy sezonesh aty, italiani ka marrë drejtimin e Treviso U19. Sandona, Monselice, Mezzocorona janë klubet e tjera që drejtoi Colella më pas.

Como ka qenë një nga klubet e tjera ku italiani ka punuar, madje duke drejtuar të rinjtë, ekipin e parë dhe duke qenë zëvendëstrajner.

Renate, Siena, Bassano, Vicenza dhe Rimini janë ekipet e fundit me të cilat ka bashkëpunuar tekniku, i cili tashmë po provon një eksperiencë të re jashtë Italisë. / abcnews.al