Manchester City është pranë marrëveshjes me Lionel Messi dhe Pep Guardiola. Ky është lajmi që vjen nga “Mirror” në Angli. Drejtuesit e Manchester City kanë lëvizur, duke plotësuar dëshirën e parë të sulmuesit. Ai ka kërkuar garanci se Pep Guardiola do të mbetet në pankinën e “Qytetarëve”.
Kontratë 3-vjeçarë për trajnerin spanjoll, që pritet të pasohet nga goditja më e madhe dhe që do të vendosë rekordin e ri të transferimeve, që momentalisht mbahet nga Neymar, i cili nga Barcelona kaloi te PSG për 222 milion euro.
Sikurse raporton në artikullin e Simon Mullock, te Barcelona po shpresojnë që të përfitojnë 250 milion sterlina plus ndonjë futbollist, për të shmangur gjyqet me Messin, i cili ka bërë histori me katalanasit dhe konsiderohet një legjendë në Katalonjë.
Gjyqi për të paguar 700 milion eurot e klauzolës nuk është i dëshiruar, por nga ana tjetër City ka edhe rivalë për Messin. PSG, Inter dhe së fundmi edhe Juventus, janë klubet e tjera që do të donin ta afronin argjentinasin. Nuk dihet se sa gati janë ato për të sakrifikuar në aspektin financiar për të bërë transferimin më të madh në historinë e futbollit. /abcnews.al