Të shtunën e 5 shtatorit do të jetë koha për një ndeshje miqësore mes Monzas dhe Milanit, në një “San Siro” të boshatisur për shkak të pandemisë Koronavirus.
Një derbi zemre për Adriano Galliani, i cili është intervistuar nga Gazzetta dello Sport: “Një emocion i shkëlqyer, që përmban historinë e një jete. Është një takim që e kam dashur shumë.
Për mua do të jetë një ballafaqim “romantik”. Vetëm dy gjëra më trishtojnë. E para: stadiumi pa tifozë është një goditje në zemër. E dyta: le të shpresojmë që si kundërshtarë të mos futemi në dhomën e zhveshjes së Interit.
Ibrahimovic? Ne kemi biseduar shumë herë, ruajmë një marrëdhënie fantastike. Ibrahimovic ishte një ëndërr, po të kishte thënë po… Shpresoj ta takoj të shtunën. E telefonoj shpesh, sapo më dëgjon, thotë fjalët e para: Përshëndetje bos, je i pagabueshëm”.
Galliani ka shumë kujtime me kampionin suedez. Me njërin prej tyre qesh edhe sot: “Ai sapo kishte nënshkruar dhe të gjithë shkuam për të festuar në darkë. Doa të paguaja, por karta ime e kreditit, pasi u provua 2-3 herë, nuk funksionoi. Në këtë situatë pagoi Ibra, por unë e ngushëllova: Mos u shqetëso, paga do të funksionojë gjithmonë. Plasën të qeshura të çmendura”./abcnews.al