Greqia e prerë: Asnjë shqiptar nuk kalon kufirin deri nesër në mëngjes

schedule13:04 - 29 Gusht, 2020

schedule 13:04 - 29 Gusht, 2020

Autoritetet greke kanë mbyllur sportelet e kalimit të qytetarëve në Kapshticë pas plotësimit të kuotës prej 300 personash në ditë.

Burime për Abc News nga Kapshtica bëjnë me dije se pas një komunikimi me palën greke, ato kanë konfirmuar se pas plotësimit të kuotës ditore, asnjë qytetar shqiptar nuk do të lejohet që të kalojë në Greqi.

Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abcnews.al se gjatë qëndrimit në pritje, disa qytetarë kanë shfaqur dhe probleme shëndetsore.

Një nga qytetarët që ndodhet në pritje, është shprehur se nuk do të kthehet pas por do të presë, pasi nuk ka më mundësi financiare.

LEXO EDHE: Rikthehet kaosi në kufi, grekët mbyllin sportelet: Radhë të gjata në Kapshticë

Ne nuk kemi as mundësi dhe as lekë më për të paguar tamponit. Unë kam 3 fëmijë dhe kam paguar 500 euro për tamponët. Ne jemi të vendosur dhe do të qëndrojmë derisa të kalojmë kufirin. Me fëmijë të vegjël është shumë e vështirë”, ka thënë ai.

Një nga shqetësimet që kanë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kapshticë, është skadenca e afatit të tamponiy. Ato theksojnë se ekanë të pamundur më pas nga ana financiare ripërsëritjen e një tamponi tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!