Milan SKriniar është në shitje. Interi pret ofertat zyrtare dhe së fundmi raportohet se për shërbimet e mbrojtësit interesohet PSG, që ka parë t’i largohet drejt Chelsea braziliani Thiago Silva.
Kampionët e Francës e kërkojnë zëvendësuesin sërish në Milano dhe Skriniar e ka bindur drejtorin sportiv Leonardo. Interi nga ana tjetër është gati të bisedojë dhe sipas “Tuttosport” kërkon para dhe një lojtar.
Leandro Paredes është lojtari i piketuar nga zikaltërit. 26-vjeccari ka luajtur edhe më parë në Serie A, me Romën dhe Empolin. Vecc argjentinasit, Interi kërkon nga PSG që të derdhë në arkat e tyre 20 deri në 30 milion euro. /abcnews.al