J Balvin rrëfen betejën me Covid-19: I kisha të gjitha simptomat, humba shpresën

schedule11:16 - 29 Gusht, 2020

schedule 11:16 - 29 Gusht, 2020

J Balvin, i cili pak kohë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19 ka rrëfyer së fundmi vështirësitë që ka kaluar gjatë kësaj beteje. Përmes një reagimi në rrjete sociale, artisti shkruan se kishte humbur shpresat, si pasojë e simptomave të rënda që kishte kaluar.

Më kujtohet kjo foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time.“, shkruan J Balvin.

 

View this post on Instagram

 

¿Sabían que soy un ser humano con los mismos errores, miedos, anhelos y presiones, como ustedes? Esta foto la tomó uno de los médicos quienes estuvieron conmigo en el proceso del Covid 19, Carlos y Sergio. Ellos son quienes cuidaron profesionalmente de mí, son familia. Recuerdo esta foto porque en ese preciso momento, tenía todos los síntomas y perdí la esperanza, al nivel de que pensaron en hospitalizarme. He padecido la ansiedad y a raíz de este evento se potencializó, pero acepto y enfrento los aspectos que afectan mi cuerpo y mi mente y, reconozco que soy vulnerable y MUY frágil, ante esta y miles de situaciones más. Siento en el alma a quienes han perdido sus familiares en esta difícil situación de pandemia, además, porque sé que no solo las familias están afectadas de salud y anímicamente, sino económicamente y laboralmente. Hoy solo quiero ser una voz de esperanza, ¡esto pasará! Cuiden de ustedes y de sus familiares, de esa manera, cuidamos de todos. Los amo Jose

A post shared by J Balvin (@jbalvin) on

Më tej, J Balvin shprehet se përpos gjendjes së rëndë për shkak të Covid-19, i është dashur të përballet edhe me ankthin, ndërsa iu bën thirrje të gjithëve që të mos neglizhojnë rregullat dhe të kujdesen për veten dhe familjarët.

Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj.“, shkruan artisti latin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!