Mijëra persona janë mbledhur në Uashington për të përkujtuar marshin e vitit 1963 për të drejta të njeriut, derisa ky organizim është parë edhe si shenjë proteste për dhunën e policisë.
Familjet e amerikanëve me ngjyrë, që janë vrarë nga policia, do të flasin në vendin e njëjtë ku Martin Luther King Jr, ka mbajtur fjalimin e njohur “E kam një ëndërr”.
Ngjarja e së premtes është quajtur, Marshi i Përkushtimit: Hiqni gjurin tuaj nga qafa jonë, referencë për vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd teksa ka qenë në mbajtje policore.
Marshi i së premtes pason edhe protestat që janë zhvilluar rreth të shtënave të policisë ndaj një tjetër amerikani me ngjyrë, Jacob Blake.
E nominuara si kandidate për postin e zv. presidentes, Kamala Harris iu drejtua tubimit në mënyrë virtuale.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe lideri për të drejta të njeriut, Reverend Al Sharpton dhe Martin Luther King III – djali i madh i King Jr.