Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, ishte në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave, pas një sherri në Mykonos, Greqi, dhe pas shpalljes së tij fajtor për tre akuza.
Pas këtij vendimi, avokatët e Maguire apeluan dhe e rrezuan poshtë, duke u mjaftuar vetëm me një gjobë të majme. Tani Maguire është rikthyer në Mançester dhe ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë kësaj jave. Jam shumë i lumtur që më kanë lejuar të flas dhe të tregoj versionin e vërtetë të ngjarjes. Tani mezi po pres të vazhdoj jetën time normalisht dhe të filloj sezonin me Manchester United dhe Anglinë”, shkroi Maguire./abcnews.al
Thanks for everyone’s support over the last week, I’m pleased to have had my say and share the true version of events. Looking forward to getting on with life now and the season ahead with @ManUtd and @England. pic.twitter.com/99G1iVi0qh
— Harry Maguire (@HarryMaguire93) August 28, 2020