“Prekesh edhe nga ana ekonomike”, këngëtari tregon tmerrin si i infektuar me Covid

schedule16:42 - 28 Gusht, 2020

schedule 16:42 - 28 Gusht, 2020

Këngëtari i njohur latin, J Balvin ka rrëfyer periudhën e veshtirë, kur ishte i infektuar me Covid-19.

Ai ka postuar në Instagram një foto me mjekun që u kujdes për të gjatë kohës që ishte sëmurë dhe ka treguar peripecitë e kaluara.

J Balvin shprehet për një çast e humbi shpresën, si pasojë e simptomave të rënda që kishte, aq sa mjekët donin ta shtronin në spital.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione, si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital”, shkruan ai.

Më tej, këngëtari ka deklaruar separa se të infektohej vuante nga ankthi, por virusi ia shtoi më shumë dhe e përkeqësoi gjendjen e tij.

“Më parë kam vuajtur nga ankthi dhe virusi e bëri më të fuqishëm. Por i pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time dhe e pranoj që jam i prekshëm dhe shumë i brishtë, para kësaj dhe mijëra situatave të tjera. I ndjej në shpirt ata që kanë humbur anëtarët e familjes në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm nga shëndeti dhe emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese. Kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes suaj, në këtë mënyrë, ne kujdesemi për të gjithë. Ju dua, Jozefi”, përfundon J Balvin./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CEZ3FonH6XU/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!