Kosova është një nga vendet më të rrezikuara në botë nga përhapja e koronavirusit. Shteti, në të cilin gjysma e popullsisë prej 1.8 milion banorësh është nën moshën 25 vjeç, ka regjistruar 54.2 viktima për milion banorë në javën e kaluar – duke lënë pas Kolumbinë, raporton Bloomberg.
Niveli i vdekshmërisë
Ka disa arsye pse numri i rasteve në Kosovë vazhdon të jetë në rritje.
Që nga dita kur Kosova fitoi pavarësinë nga Serbia mbetet një nga shtetet më të varfra të Europës. Korrupsioni ka penguar në zhvillimin e sistemit shëndetësor.
Politika nga ana tjetër duket se ka qenë faktori kryesor që ka kontribuar dhe kjo është vëne re në mënyrën se si qeveria ka menaxhuar krizën e koronavirusit, shkruan abcnews.al
“Në kulmin e pandemisë, Kosova rrëzoi qeverinë e saj dhe shkarkoi ministrin e Shëndetësisë,” tha Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në Institutin Shqiptar për Studime Politike.
“Kosova ishte i vetmi vend në rajon që dështoi në zbatimin e masave të shpejta dhe të jashtëzakonshme për të kufizuar përhapjen e virusit.
Ndërkohë, Kryeministri i ri Avdullah Hoti, ish-ministër i financave, forcoi masat kundër Covid-19 në korrik si një përpjekje për të kontrolluar numrin në rritje të rasteve me Covid-19. Hoti rezultoi pozitiv me koronavirus, por tani gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe i është rikthyer punës, shkruan abcnews.al
Rastet në Kosove janë rritur në 140-160 në ditë dhe janë si një “rrafshnaltë”, tha Sergei Koryak, zyrtari ndërmjetës i Organizatës Botërore Shëndetësore në Kosovë.
Por OBSH po punon për të rritur kapacitetin e testimit me rreth teste 500 në ditë, nga frika se të dhënat zyrtare mund të mos jenë të sakta.
“Laboratorët po testojnë vetëm pacientë me simptoma dhe ata që kanë temperaturë të lartë,” tha Koryak. “Pra, shumë persona që kanë simptoma të buta mund të mos jenë testuar./abcnews.al