Franca ka regjistruar 6,111 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë që prej se vendi doli nga karantina. Po ashtu, ky bilanc është i dytë më i lartë i arritur ndodnjëherë në vend.
Numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite u regjistrua më 30 mars kur u konfirmuan 7,578 raste në 24 orë dhe vendi ishte ende i izoluar.
Ministria Franceze e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në vend tashmë ka shkuar në 259.698.
Të mërkurën, Franca regjistroi 5,429 raste të reja me Covid-19 , që ishte po ashtu një rekord i ri pas heqjes së karantinës. /abcnews.al/


