Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Challandes i thotë “po” Kosovës, firmos rinovimin

schedule18:39 - 27 Gusht, 2020

schedule 18:39 - 27 Gusht, 2020

Kosova zgjat marrëveshjen me trajnerin Bernard Challandes, i cili po e drejton përfaqësuesen dardane me sukses prej dy vitesh. FFK ka zyrtarizuar marrëveshjen e re për dy vitet e ardhshme dhe dëshira është e madhe që ta kurorëzojnë këtë eksperiencë me pjesëmarrjen në EURO 2021.

“Bernard Challandes do të vazhdojë t’i prijë Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2022. Marrëveshja e re është arritur sot në takimin që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u dakorduan që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet.

Kësisoj, kontrata e re është për periudhën 2020-2022. Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë.

Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja. Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja”, njofton FFK. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!