Dua Lipa dhe Kylo Ren kanë patur një ndikim tek prindërit britanikë përsa iu përket emrave të fëmijëve të tyre, tregojnë të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare, sipas BBC.
Sipas ONS, foshnjet e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me një 2017-ën, kur arriti majat në klasifikimet britanike. Të dhënat tregojnë se 126 bebe u quajtën Dua në vitin 2019, krahasuar me 63 në 2017, shkruan abcnews.al.
Popullariteti i Kylo-s është rritur gjithashtu që nga fillimi i serive të filmit Star ëars në vitin 2015. Megjithatë, Oliver dhe Olivia mbeten akoma emrat më të preferuar në Angli dhe Uells, me më shumë se 9 mijë foshnja në vitin 2019. /abcnews.al/