Studiuesit britanikë kanë zbuluar 50 planetë të rinj nëpërmjet një algoritmi të inteligjencës artificiale, duke shënuar një përparim teknologjik në astronomi. Nëpërmjet këtij algoritmi, studiuesit nga Universiteti i Warwick, analizuan teleskopët Kepler dhe TESS, të dhëna të cilat hodhën dritë mbi ekzistencën e planetëve të tjerë.
Planetët e zbuluar, të cilët rrotullohen rreth yjeve të tjerë, variojnë nga madhësia e Neptunit deri tek ata më të vegjlit se Toka. Ata rrotullohen rreth orbitës së tyre deri në 200 ditë, ndërsa disa të tjerë në një ditë të vetme, shkruan abcnews.al.
“Jo vetëm që është jashtëzakonisht efektik, por algoritmi funksionon shumë shpejt. Na duhet ende shumë kohë për ta përmirësuar algoritmin, por pasi të bëhet kjo, do të jetë më e lehtë për ta aplikuar për kandidatët e ardhshëm planetarë,“, thotë studiuesi David Armstrong. /abcnews.al/

