Pak muaj më parë, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, dhe që prej atëherë nuk kanë nguruar të ndajnë momente më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Një ditë më parë, aktori i humorit postoi disa foto romantike në rrjete sociale, ku shfaqej në një darkë romantike me Jonidën, krahas së cilave shkroi fjalët më të ëmbla: “Ti qesh, unë qesh. Kështu funksionon”.
Por, nuk kanë munguar as komentet e shumta të miqve dhe ndjekësve, mes të cilëve bie në sy i njërit prej tyre që ka tërhequr dhe vëmendjen e aktorit. “Ndoshta ndjenjat janë ato që thua, po fotografia duket shumë fals për ndjenjat që thua, mendimi im.”, shkruan ndjekësja.
“Mos mendo kaq shumë se do rrish pa gjumë”, i është përgjigjur me ironi Romeo. Dyshja duken më të lumtur se kurrë dhe këtë e tregojnë edhe postimet në rrjetet sociale. /abcnews.al/